Bullgaria ul nivelin e TVSH-së për shitjet e verës dhe birrës në restorante

30/07/2020 2:39 PM 0 komente

Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Sipas vendimit niveli i tatimit për shitjet e verës dhe birrës në restorante, në shërbimin e autobusave çarter, palestra dhe vende të tjera sportive do të ulet në masën nëntë për qind nga 20 për qind që është aktualisht.

Ulja e TVSH-së do të hyjë në fuqi midis 1 gushtit 2020 deri më 31 dhjetor 2021. Ajo ka për qëllim të zvogëlojë ndikimin ekonomik të pandemisë së Covid-19.

Kjo është hera e dytë në brenda pak muaj që qeveria ndryshon ligjin për të ulur normat e TVSH-së.

Në qershor, Parlamenti miratoi ndryshimet që zvogëlojnë tatimin mbi vlerën e shtuar në shitjet e restoranteve, shërbimet e hotelierisë, libraritë, ushqimet dhe produktet e higjenës për fëmijë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of