Sipas të dhënave të publikua nga Eurostat, në 2017, Bullgaria u vlerësua si vendi me pagat më të ulëta të BE-së. Për 2017, paga mesatare në orë në Bashkimin Europian arriti në 23 euro, ndërsa në Bullgari ajo ishte rreth katër herë më e ulët, pak më shumë se 5 euro në orë.
Në Rumani, paga mesatare në orë në 2017 arriti në 5.50 euro. Edhe pse një rritje rekord prej 122% është regjistruar në Bullgari gjatë 10 viteve të fundit, pagat e saj vazhdojnë të jenë ndër më të ulëtat në të gjithë BE-në. Në vitin 2007, paga mesatare për orë në këtë vend ishte 2.30 euro.