Strategjia e re e turizmit, që është duke u hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim edhe me projektin gjerman GIZ parashikon për 10 vitet e ardhshme të “vizatojë” rrugët nga ku do të kaloj zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori. Ministri i Turizmit Aldo Bumçmi gjatë vizitës në Shkodër ku së bashku me Ambasadorin e BE-së në vendin tonë Ettore Sequi inspektuan punimet për rehabilitimin e infrastrukturës dhe fasadave të godinave në zonën muzeale të Shkodrës, tha se kjo strategji do të synoj që nëpërmjet turizmit të mbështesë rritjen e ekonomisë, por edhe ta bëj Shqipërinë një destinacion sa më popullor për t’u vizituar. “Strategjia e re po hartohen për të mbështetur turizmin e qëndrueshëm. Në fokus do të jetë edhe zhvillimi i turizmit malor dhe përmirësimi i shërbimit në këtë sektor, i cili ende nuk është shfrytëzuar në gjithë potencialin e tij”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.