Bundesliga, rënie të ardhurash 1 miliard në sezonin 2020/21 për shkak të Covid

08/12/2020 5:46 PM 0 komente

Presidenti i Deutsche Fußball Liga, Christian Seifert, deklaroi dje në një konferencë për shtyp se sezoni 2019/20 regjistroi një rënie të qarkullimit prej 6%, ose 250 milionë euro, pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, e cila ndikoi në gjysmën e kampionatit.

Sipas vlerësimeve të Deutsche Fußball Liga, sezoni 2020/21 do të përballet me një rënie të qarkullimit prej rreth 1 miliard eurosh (1,21 miliardë dollarë) ose reduktim rreth 20%, nëse tifozët nuk do të mund të kthehen në stadium për gjithë sezonin. “Mungesa e tifozëve për të gjithë sezonin do të shkaktojë një humbje prej rreth 650 milionë eurosh krahasuar me 2018/19” – tha Seifert.

Numri një i Ligës Gjermane të Futbollit shtoi se 250 milionë të tjera do të humbnin në drejtim të parave të shpenzuara për lojtarët e Bundesligës për merkaton e transferimeve, po ashtu do tw shkurtohen edhe të ardhurat shtesë nga sponsorët.

“Humbja totale nga marsi 2020 deri në verën e vitit 2022 – një periudhë pak më shumë se dy vjet – mund të jetë deri në 2 miliardë euro.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of