Kontratat e së ardhmes të aksioneve së SHBA qëndruan në nivelet më të larta edhe pasi protokolli nga takimi i fundit i Rezervës Federale tregoi se disa politikë-bërës mendojnë që përpjekjet lehtësuese sasiore të zvogëlohen nga mesi i vitit, ndërkohë që pjesëmarrësit ‘mbeten të shqetësuar’ për stabilitetin e tregut.
Kontratat e së ardhmes në S&P 500 (SPX) që përfundojnë në qershor u rritën me 0.2 për qind në 1,566.3 në Nju Jork. Kontratat në mesataren industriale të Dow Jones shtuan 30 pikë, ose 0.2 për qind në 14,640.
Anëtarët ‘menduan se nëse parashikimi për kushtet e tregut të punës përmirësohej sipas parashikimeve, ndoshta do të ishte e përshtatshme të ngadalësoheshin blerjet më vonë gjatë vitit dhe të ndaloheshin ato blerje në fund të vitit’, sipas procesverbalit të njoftuar zyrtarisht sot në Washington të mbledhjes së 19-20 marsit të Komitetit Federal të Tregut të Hapur.
Aksionet amerikane u rritën për ditën e dytë radhazi dje si pasojë e optimizmit mbi të ardhurat tremujore dhe një raporti që tregon se inflacioni i Kinës u ngadalësua. Indeksi S&P 500 u rrit më shumë se dyfish nga niveli më i ulët 12 vjeçar i tij në mars të vitit 2009, i ndihmuar nga blerja e paprecedent e obligacioneve nga Fed dhe rritja e fitimit për tre vjet rresht.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.