Bursat aziatike u rritën, me indeksin referencë për rajonin i cili shkon drejt rritjes më të madhe në shtatë muaj, ndërkohë që jen i afrohet 100 së dollarit, pasi Banka e Japonisë (8301) tha se do të vazhdojë të aplikojë stimujt dhe kreditë në rritje.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index (MXAP) u rrit për ditën e katërt radhazi, duke fituar 1.5 për qind në 138.01 në Tokio, me rreth tre aksione qw rriteshin për cdo njw që binte. Të 10 grupet e industrisë në tregues avancuan. Masa, qw iu drejtua nivelit më të lartë tw mbylljes që nga gushti i vitit 2011, u ‘ngjit’ pesë muajt e kaluar si rrjedhojë e spekulimeve se Japonia do të ndërmarrte më shumë stimuj dhe si pasojë e shenjave se ekonomia amerikane po ‘rimëkëmbet’.
“Shanset tregojnë qartë për një rritje të vazhdueshme në Japoni,” tha Mikio Kumada, strateg për LGT Capital Management, i cili mbikëqyr më shumë se 25 miliardë dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.