Bursat aziatike rifitojnë sërish pikë

23/08/2016 10:04 AM 0 komente

Bursat aziatike fituan pikë mëngjesin e sotëm, duke lënë pas nivelin e ulët që shënuan ditën e djeshme.

Indeksi i aksineve MSCI u rrit me 0.3 për qind. Edhe ai i Koresë Jugore KS11 dhe indeksi i Shangait SSEC rifituan pikë.

Indeksi i Japonisë, Nikkei N225 shënoi një rritje prej 0.6 për qind.

Sipas një studimi të fundit të aktivitetit të industrive japoneze, niveli i prodhimit në muajin gusht ka shënuar shenja rritjeje për herë të parë në këto 8 muaj, por ky përmirësim është shumë i vogël aq sa ndikimi i tij në tregjet e bursës është i pakonsiderueshëm.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of