Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane fitoi dhe kapitalet e Azisë u ‘rigjallëruan’ pas iu drejtuan një korrigjimi, përpara se një raport parashikimi të tregojë se prodhimi industrial amerikan u zgjerua. Jen dhe won i Koresë së Jugut u forcuan, ndërsa metalet u rritën.
Kontratat e së ardhmes për indeksin Euro Stoxx 50 u rritën 0.4 për qind në Londër, duke treguar se treguesi referencë rajonal ka të ngjarë t’i japë fund humbjeve prej katër ditësh. Indeksi MSCI Asia Pacific fitoi 1.2 për qind, ndërsa Indeksi i kontratave të së ardhmes për Standard & Poor’s 500 ra 0.1 për qind pasi treguesi u rrit 1.5 për qind dje. Jen avancoi kundrejt të 16 homologëve të tij më të mëdhenj të grupit me përjashtim të won, i cili u rrit në 0.8 për qind kundrejt dollarit. Bakri shtoi 1 për qind, ndërsa rreziku i obligacioneve në Azi ra.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.