Indeksi I kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ndryshoi pak, pasi kapitalet njoftuan rënien më të madhe tre ditore në një muaj, teksas qeveritë e Bashkimit Evropian u përgatitën të diskutojnë sanksione më të rrepta kundrejt Rusisë. Indeksi I kontratave amerikane të së ardhmes gjithashtu ndryshoi pak ndërsa aksionet aziatike u tërhoqën.
Kontratat e së ardhmes për indeksin Euro Stoxx 50 Index që përfundojnë në shtator ranë 0.1 perqind në 3,235 në Londër. Kontratat për indeksin FTSE 100 Index të Britanisë ranë 0.2 perqind. Kontratat e së ardhmes për indeksin Standard & Poor’s 500 Index humbën 0.1 perqind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index, treguesi referncë për mbarë rajonin ra 1.2 perqind gjatë tre ditëve të kaluara.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.