Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ndryshoi pak, pasi Indeksi Stoxx Europe 600 njoftoi rënien më të madhe dy-ditore që nga qershori, teksa ‘konfuzioni’ në monedhat e tregjeve në zhvillim nxiti shqetësimin se rimëkëmbja ekonomike botërore po lëkundet. Aksionet aziatike ranë, ndërsa kontratat amerikane të së ardhmes fituan.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në mars ranë 0.1 për qind në 3,018 në Londër. Kontratat për indeksin FTSE 100 të Mbretërisë së Bashkuar humbën 0.6 për qind, ndërsa Kontratat e së ardhmes për Indeksin Standard & Poor’s 500 fituan 0.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.