Indeksi i kontratave të së ardhmes së aksioneve evropiane European (SXXP) përparoi teksa një raport tregoi se importet kineze u rritën më shumë se sa u parashikua në mars. Kontratat amerikane të së ardhmes ndryshuan pak, ndërsa aksionet aziatike u rritën.
Kontratat e së ardhmes në Euro Stoxx 50 Index (SX5E), indeksi referencë për rajonin e euros, avancuan 0.4 për qind në 2,537 në Londër. Kontratat e së ardhmes për FTSE 100 të Britanisë së Madhe fituan 0.1 për qind. Kontratat për Standard & Poor’s 500 Index shtuan më pak se 0.1 për qind, ndërkohë që indeksi MSCI Asia Pacific Index u rrit më 0.9 për qind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index u ngjit dje teksa aksionet e minierave u rritën dhe Alcoa Inc. filloi sezonin e raportimit të të ardhurave amerikane me fitime, që dolën jashtë parashikimeve nëgative të analistëve. Treguesi është rritur 3 për qind këtë vit teksa ligjvënësit amerikanë ranë dakord për një buxhet kompromisi dhe të dhënat rritën optimizmin se ekonomia më e madhe në botë po rimëkëmbet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.