Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ra, duke treguar se kapitalet do të bien për ditën e dytë radhazi, ndërsa investitorët vlerësuan nëse Greqia do të dështojë në pagesën e së martës.
Kontratat për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në shtator humbën 0.5 për qind në 3,449 në Londër. Greqia nxiti trazirën e kapitalit global prej 1.5 trilion dollarësh të hënën, pasi bëri thirrje për një referendum të 5 korrikut mbi kërkesat e kreditorëve, mbylli bankat dhe imponoi kontrollet e kapitalit.
Indeksi Stoxx Europe 600 ra me ritmet më të shpejta në tetë muaj dje, me kapitalet në Spanjë, Portugali dhe Itali që udhëhoqën humbjet. Bursa e Athinës do të qëndrojë e mbyllur gjatë pushimit të bankës që do të zgjasë deri në 5 korrik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.