Aksionet kryesore britanike u rritën për të katërtën ditë radhazi të premten, duke shkruar drejt rritjes më të madhejavore në katër vjet e gjysmë, teksa bankat u rimëkëmbën, pas një shitjeje massive që pasoi vendimin e Britanisë për të dalë nga Bashkimi Europian.
Indeksi britanik FTSE 100 u rrit 15.12 pikë ose 0.3% në 6,519.45, duke I çuar fitimet javore në 6.2%. kjo bëri që indeksi të shkojë drejt rritjes më të madhe javore që nga dhjetori 2011.
Të premten rritjen më të madhe e kishin Lloyds, Barclays dhe RBS (RBS.L), secili me zgjerim 2-3%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.