Bursat europiane dhe amerikane ishin më të qëndrueshme të enjten teksa luhatshmëritë që lidhen me Brexit vazhduan të zbehen.
Pas disa ditësh shitjeje të ashpra — kapitalet globale humbën 3 trilion dollar në vlerë nga e premtja në të hënën — investitorët e kanë kaluar sesionet e fundit duke u përqendruar në aktivet në rritje, duke mposhtur frikën se vendimi i Britanisë për të lënë BE-në do të dëmtonte ekonominë globale.
Indeksi pan-European Stoxx 600 u rrit me vetëm 0.2 për qind, duke u frenuar nga diskutimet e vështira të Brexit. Investitorët po i rregullojnë portofolet, ndërsa bankat janë nën presion pasi Deutsche Bank dhe Santander nuk arritën të kalojnë testin e stresit të qverisë amerikane dhe dyshimet lindën rreth një plani Italian shpëtimi.
Paundi britanik, që e ka marrë veten nga ankthi fillestar për daljen e Britanisë, shënoi rritje të vogla të martën e mërkurën, por tani është relativisht i qetë në $1.3445, duke u rritur nga niveli rekord më i ulët i 31 viteve të fundit prej $1.3118, që preku në fillim të javës.
Indeksi FTSE 100 në Londër — aktualisht në rritje 0.4 për qind — qëndron mbi nivelin e para Brexit, duke e marrë veten me 10% nga rënia e madhe ditore e të premtes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.