Butrinti me plan menaxhimi 10 vjeçar, do përfshihet edhe privati

27/12/2019 1:34 PM 0 komente

Qeveria shqiptare ka nxjerrë për konsultim një plan menaxhimi të integruar 10 vjeçar për Parkun Kombëtar të Butrintit. Ky dokument aplikimin  e mënyrave të reja të menaxhimit duke përfshirë edhe privatin ashtu sikurse e sanksionon ligji për për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë Nr. 27/2018. Ky ligj i jep mundësi Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve të mundshëm strategjikë të themelojnë një fondacion, posaçërisht për menaxhimin e sitit kulturor në fjalë. Ky është model i ri i menaxhimit që është konceptuar për Zonën A3 në Parkun e Burtintit që është edhe zemra historike e këtij siti.

“Ndërsa pasuria do të mbetet në pronësi të Qeverisë së Shqipërisë, Fondacioni i Ri2 , së bashku me anëtarët e Bordit të tij, si përfaqësues të qeverisë, do të mundësojnë zbatimin e programit të zhvillimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mbrojtjen dhe promovimin e Zonës A3 dhe të gjithë Parkut Kombëtar. Me strukturën e re të menaxhimit, do të kemi një rritje të trefishtë të stafit teknik dhe administrativ, duke përfshirë rojtarët për drejtimin dhe monitorimin e aktivitetit brenda Parkut. Propozohet ngritja e një Autoriteti të ri të Parkut Kombëtar, ku anëtarë të jenë edhe përfaqësues nga Fondacioni i Ri, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, si edhe me përfaqësues të bashkive dhe komuniteteve vendore” thuhet në dokument.

I njëjti sqaron përmes një shënimi se kush është Fonbdacioni i Ri që do të marrë menaxhimin.  “Fondacioni Butrinti u themelua në vitin 1993 nga Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury i Preston Candover, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë aktive. Fondacioni synon të konservojë, ruajë dhe zhvillojë sitin e Butrintit dhe ka ofruar kontribut domethënës në ruajtjen e tij, si dhe në nxitjen e kërkimeve pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1992.

Për qëllime të punimeve dhe për ta ndarë atë nga Fondacioni ekzistues i Butrintit, titulli i punës “Fondacioni i Ri” do të përdoret gjatë gjithë këtij dokumenti. Jemi të ndërgjegjshëm se nevojitet një emër më i përshtatshëm të paktën për qëllime të njohjes dhe markës në aspektin afatgjatë” sqaron dokumenti.

Më tej nënvizohet se komunitetet vendase mund të kenë shumë përfitime, si në aspektin social edhe në atë ekonomik, falë ngritjes së kapaciteteve, trajnimit dhe mundësive të punësimit. Prodhimet artizanale ekzistuese duhet të zhvillohen dhe të tregtohen në pikat e reja të shitjes, ndërkohë që duhen vlerësuar fshatrat e Vrinës, Shëndellisë dhe Xarës për potencialin e tyre lidhur me ofrimin e strukturave të ndryshme akomoduese turistike dhe të tjera, duke ofruar mundësi të reja për të ardhurat.

Po kështu nënvizohet se ndër iniciativa të tjera që duhen ndërmarrë është ngritja e një organi akademik (Grupi Kërkimor Butrinti) të dedikuar dhe të fokusuar në avancimin e njohurive dhe kërkimit për të gjitha aspektet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, që lidhen me Parkun Kombëtar në tërësi.

“Nisur nga arsyet e dhëna më sipër, Fondacioni i Ri do të duhet të përfshihet në procesin e vendimmarrjes që prek Zonën Bërthamë të Trashëgimisë Botërore dhe të gjithë Zonën Buferike, e cila shtrihet deri në kufijtë e Parkut Kombëtar. Për rrjedhojë, organet përkatëse të menaxhimit për Zonën A3 dhe Parkun Kombëtar duhet të jenë reciprokisht të varura, në një marrëdhënie simbiotike” nënvizohet në planin e menaxhimit.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of