Miliona euro brenda një viti pritet të jenë humbjet që buxheti i Kosovës mund të ketë nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe asaj për Tregtinë e Lirë me Turqinë. Sipas KTV-së, dy marrëveshjet janë në proces të realizimit dhe institucionet e vendit po presin që me anë të këtyre marrëveshjeve të përfitojë vendi. Ministria e Financave ka bërë të ditur se i ka vlerësuar me kujdes skenarët e ndikimit të mundshëm të nënshkrimit të MSA-se në nivelin e të hyrave buxhetore. “Bazuar në skenarët që janë bërë, marrë parasysh një ulje graduale të taksës doganore brenda periudhës dhjetëvjeçare, efekti i MSA-së vlerësohet të jetë mesatarisht rreth 20 milionë euro në vit. Efekti fiskal i Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë vlerësohet të jetë diku mesatarisht rreth 6-8 milionë euro”, thotë zyra për Komunikim Publik e MF-së. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që e ka barrën më të madhe në realizimin e marrëveshjes në pjesën për tregtinë, kanë bërë të ditur se janë marrë masa që nga kjo marrëveshje të mbrohen prodhuesit vendas
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.