REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Revista Monitor
Login
Friday / 22 January, 2021
Facebook RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Lindje e Mesme
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Përmbytjet e (pa)parashikuara
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Gabimi i parë i të rinjve kur ndjekin pasionin e tyre
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

Profesionet që do të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2021

30 mijë punonjës më pak. Puna po zhvendoset online

Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on Google+
Google+
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • Kuponi i obligacioneve 10 vjeçare rritet lehtë në 5.38%
  • MSH: 581 raste të reja dhe 5 humbje jete
  • Kërkesa për energji po plotësohet tërësisht nga prodhimi vendas
  • MSH: 670 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë
  • Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
  • 474 raste të reja, 7 persona humbin jetën  
  • Autoriteti i Konkurrencës mbyll pa ndëshkime hetimin ndaj katër bankave më të mëdha në vend
  • Sa do të jetë paga maksimale nga janari; Bizneset e individët do paguajnë 37 mln euro më shumë sigurime
  • 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
  • Bie numri i të infektuarve, 292 raste të reja dhe 4 viktima
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Buxheti, Covidi, koncesionet dhe borxhi

Kuvendi ka miratuar së fundmi, në parim, projektbuxhetin e vitit 2021, një dokument që merr rëndësi të veçantë, për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi. Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit dhe më pas kriza e paprecedentë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e kanë dëmtuar ekonominë. Për më tepër, pasiguritë janë shtuar ndjeshëm për shkak të valës së dytë të Covid-19, që po rezulton edhe më e ashpër se e para.

Eksportuesit po dëmtohen për shkak të rënies së porosive, por edhe në tregun e brendshëm, ndonëse qeveria po i reziston një mbylljeje të fortë siç po ndodh në shumë vende të Europës, konsumi është frenuar dhe shumë sektorë po përballen me vështirësi. Në këto kushte, eficienca e buxhetit është parësore, teksa shteti ka në dorë instrumentin më të fuqishëm, jo vetëm për të mbështetur ekonominë, por edhe për ta nxitur atë në afatin e shkurtër e të gjatë.

Por, buxheti, i cili në morinë e ngjarjeve që po ndodhin, kaloi pa shumë zhurmë e bujë, në fakt duket se është më shumë elektoral, sesa i përqendruar në nevojat emergjente dhe ato në afat të mesëm (për të mos folur për atë afatgjatë):

-Së pari, ai është tepër optimist. Siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, të ardhurat parashikohen më të larta përtej realitetit. Kjo mundëson, në kahun tjetër, që të planifikohen më shumë shpenzime dhe të hapen fronte pune. Sidomos në një vit elektoral, qeveria, siç ka ndodhur rëndom çdo katër vjet, do të jetë e prirë të kryejë sa më shumë shpenzime të dukshme, që ndoshta nuk janë dhe aq të domosdoshme në këto kohë të vështira.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e monitorimit të buxhetit, gjeti që detyrimet e prapambetura kanë arritur tashmë në mbi 70 miliardë lekë, po aq sa ishin në vitin e ndërrimit të pushtetit në 2013-n. Me rregullat e buxhetit që vijojnë e thyhen (siç po ndodh aktualisht, kur në fund të vitit po prokurohen projekte të mëdha, edhe pse në kundërshtim me vetë rregullat që ka vendosur buxheti me qëllim moskrijimin e detyrimeve të prapambetura), ky nivel pritet të rritet më tej në 2020-n.

-Mungesa e transparencës për rindërtimin është një tjetër element. Buxheti parashikon një fond për rindërtimin prej 28 miliardë lekësh (rreth 230 milionë euro), por në tabelat dhe relacionin e tij nuk është bërë asnjë parashikim i detajuar, për mënyrën se si do të shpenzohen fondet. Mungesa e transparencës dhe mundësia e abuzimit me fondet ka qenë një shqetësim i ngritur që në javët e para, pasi ndodhi kjo fatkeqësi natyrore.

-Pasi i përgjysmoi pagesat për koncesionet/projektet e Partneritetit Publik- Privat (PPP) këtë vit, në projektbuxhetin e vitit 2021, fondi në dispozicion për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021 është 14.5 miliardë lekë (gati 120 mln euro), me rritje 42% në krahasim me 2020-n. Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në pjesën më të madhe, në këto kontrata, risku financiar është marrë përsipër nga shteti (vlera e disa prej tyre vijon të rritet çdo vit), ndërsa raporti kosto – përfitime nuk po anon nga taksapaguesit.

Me të ardhmen e pasigurt, që e bën të vështirë realizimin e planit të të ardhurave optimiste të planifikuara në 2021, rrezikohet që të arrihet kufiri prej 5% i pagesave koncesionare mbi të hyrat tatimore faktike të vitit paraardhës, duke vënë në lëvizje mekanizimin që kërkon korrektim në kahun e arkëtimeve (p.sh., rritje taksash).

Paradoksi tjetër është që angazhimi kontraktual me koncesionet i lë më pak hapësirë buxhetit që të përdorë paratë e taksapaguesve në emergjencën e krijuar nga Covid-19. Ironikisht, fondet e parashikuara në buxhet për përballimin e pandemisë janë po rreth 14.2 miliardë lekë (7.2 miliardë lekë për shëndetësinë, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për rritjen e asistencës dhe papunësisë).

Por, mina me sahat mbetet borxhi publik. Ndërsa është e pranueshme që ai u rrit këtë vit (zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto) për përballimin e pasojave të tërmetit dhe emergjencës, shqetësimi mbetet tek eficenca e përdorimit të tij dhe mbi të gjitha, te borxhi i fshehur. Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetura dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja.

Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on Google+
Google+
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email
Print this page
Print

Komente

avatar
avatar
  Subscribe  
Notify of

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz