E PERDITESUAR/ Në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u diskutua Buxheti Faktik i vitit 2014. Në lidhje me zbatimin, relatuan Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj.
Gjatë fjalës së tij përpara deputetëve, ministri Cani tha se ekonomia shqiptare shfaqi shenja përmirësimi gjatë 2014-ës, ku vlera e shtuar pati rritje me 2.1 %. Sipas ministrit, kjo ishte një rritje e kënaqshme krahasuar me rajonin.
” Të ardhurat arritën në 366,7 miliardë lekë, 12% më shumë krahasuar me 2013-ën, ndërsa krahasuar me Prodhimin ë Brendshëm Bruto rritja ishte 26.3%.
Të ardhurat tatimore u rritën me 24.1% të PBB-së, kjo vlera më e lartë që nga 2008, duke bërë të mundur që të ndryshohej trendi negativ i dy viteve të mëparshne. Në total,rritja ishte sa e pesë vite të mëparshme.”- tha kreu i Financave.
Sa i përket shpenzimeve, ministri Cani tha se ato u realizuan në masën 96.2%. Ndërsa konfirmoi se të ardhura vjetore panë dy rishikime: fillimisht me 3.2 miliardë lekë, më pas në nëntor të 2014, me 2 miliardë lekë në krahasim me planin fillestar vjetor të hartuar.
“Sa i përket shpenzimeve korrente, gjatë 2014 zunë gati 78%, ku 40% e totalit, ku pjesa më e madhe janë shpenzuar për infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtje.
Shpenzimet vendore arritën në 14 miliardë lekë, shifër kjo më e larta e 10 viteve të fundit.”- tha Cani.
Sipas ministrit të Financave shpenzimet kapitale u realizuan në masën 91.8% të planit vjetor. Ndërsa deficiti faktik u realizua në 81.5% dhe borxhi publik arritu në 69.11% të PBB_së.
Për ministrin e Financave, qeveria ka dy objektiva : arritja e Stabilitetit makro ekonomik dhe fiskal (pasi u arrit marrëveshja me FMN-në), si dhe vendosja e menaxhimit të shëndetshëm duke shlyer detyrimet ndër vite, që në 2014 arritën gati 50% të detyrimeve.
“Çdo politike e re reflektoi mendimet e grupeve te interesit. U shlyen detyrimet për punët publike.
Rimbursimi i TVSH-së arriti në 34 mld lekë. Përfitimet sociale shkruan tek ata që i meritonin. Arsimi është fokusuar te ai profesional. Ndërsa shëndetësia u bë më cilësore dhe nisi diagnostifikimi falas. Fermerët marrin subvencionet në nivel më prodhimin. Sa i përket paketës fiskale u hoq tatimi i biznesit të vogël; u ul tatim fitimi i biznesit të vogël; u ul burokracia. Buxhet financoi gjithë ativitetin e ministrive ( 92.4%) dhe qeverisjes vendore (7.6% totalit te shpenzimeve)”- shpjegoi ministri.
Sa i përket arsimit, ministri Cani tregoi hap pas hapi se qeveria Bëri të mundur dixhitalizimin, ndërtimin e parkut olimpik të Tiranës, ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 60 shkollave.
Në shëndetësi u bë e mundur check up pa pagesë,tha ministri, si dhe blerje mamografie të reja, skaner te spitali i traumës, nderhyrje në infrastrukturë spitalire në të gjithë vendin.
Sa i përket infrastrukturës, ministri tha se pati ndërtime rrugësh, kanalizime ujësjellësh etj.
Bujqësi- janë ndërmarrë remonte te hidrovorët, si dhe është rritur financimi i skemave mbështetëse, sikurse u ndërtua porti i ri i peshkimit në Durrës.
“Stokun e detyrimeve të prapambetura po e çojmë në 71 miliardë lekë në total borxhin”. – tha ministri në fund.
Ndërsa kreu i KLSH-së Bujar Leskaj tha se : “Elementi më negativ si gjetje e raportit të auditimit mbi buxhetin e 2014, është fakti se deficiti buxhetor është më i lartëse shpenzimet kapitale”.
Nga auditimi i zhvilluar në sektorin energjetik, kreu i KLSH Leskaj tregoi se ky sektor ka pasur ndikim në vitin 2014. “Ne kemi audituar procedurat e ndjekura dhe procesin e punës, por jo ratifikimin nga Kuvendi. “- pohoi Leskaj, duke shtuar se kishim pamundësi auditimin e dokumentave financiare (për CEZ).
Në fund të raportimit, kreu i KLSH-së kërkoi më shumë transparencë ndërsa nuk ngurroi të artikulonte edhe disa sugjerime për qeverinë, si : Të ketë kujdes me borxhin; të jetë me efikase në përdorimin e borxhin publik (përdorimi pa kriter i letër kredive duhet eleminuar).
Nga ana tjetër kreu i KLSH-së tha se duhet të vijojë më tej monitorimi i ministrave dhe përdorimi i shpenzimeve publike.
“ Kujdes me dëmet në sektorin energjetik. Kërkohet më shumë fokus dhe përgjegjshmëri në kontratat. Kujdes korrupsionin, jo informalitetin. Mbledhja e të ardhurave është e rëndësishme, por korrupsioni kërkon më tepër fokus se sa informaliteti”- përfundoi Leskaj.
Diskutimi gjatë Seancës parlamentare përfshiu deputetët pjesëmarrës, shpesh edhe me nota humori. Pse Mosrealizimi i të ardhurave nga akciza ishte 61%? Iu drejtua deputeti Cara ministrit të financave.
Të tjera kontestime nga deputetët opozitarë lidhen me aferën e CEZ, për efikasitetin e Crown Agents, për mungesën e mbledhjes se të ardhurave ndonëse buxheti u rishikua dy herë brenda vitit.
Ndërsa një pyetje e drejtuar kreut të KLSH, ishte se pse korrupsioni është më i rëndësishëm se informaliteti. Leskaj argumentoi duke thënë se varet nga dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto dy arsye, duke nënkuptuar se korrupsioni i ka efektet më negative në ekonomi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.