Masat bllokuese për shkak të koronavirusit në Greqi kanë shtyrë financat e shtetit në deficit në gjysmën e parë të vitit 2020, treguan të dhënat e ministrisë së Financave sot. Në arkën e shtetit ka një mangësi prej 5.86 miliardë euro.
Më herët qeveria greke kishte projektuar një tepricë në buxhet, e cila përjashton kostot e shërbimit të borxhit, prej 313 milionë euro në periudhën janar-qershor.
Qeveria vendosi masat bllokuese në mars, duke paralizuar një ekonomi që ishte rimëkëmbur vetëm në verën e vitit 2018 pas një krize dhjetëvjeçare të borxhit.
Qeveria tani pret një recesion të thellë.
Bilanci kryesor i buxhetit gjithashtu përjashton buxhetet e sigurimeve shoqërore dhe administratën lokale. Ai ndryshon nga shifra e monitoruar nga huadhënësit e huaj të Greqisë.
Të ardhurat neto ishin 19.2 miliardë euro, ose 3.66 miliardë euro nën objektivin, tha ministria e financave./Reuters