Pas shitjes së Opel, marka amerikane mbeti e vetmja nga General Motors në Evropë, ku tashmë po përpiqet të rigjejë veten me një SUV mesatar (edhe me naftë). Vjen me dy sedanë sportivë
Togeri Dunbar ishte i vetmi zyrtar i regjistruar në Fort Sedgewick, Nebraska. Ai u përpoq shumë për një kohë të gjatë që të kuptohej nga banorët vendës, indianë Sioux Lakota, të ndryshëm në zakone, veshje dhe shprehjet e tyre. Historia kinematografike e “Vallëzim me Ujqërit” se si indianët u quajtën “pellirosse” nga Dunbar, i ngjan disi historisë së Cadillac.
Pasi General Motors shiti Opel-in te PSA, kjo markë mbeti e vetmja e grupit në të gjithë Evropën, madje edhe më shumë nga sa sugjeron gjeografia. Për më tepër që flet një gjuhë shumë ndryshe nga ajo që Cadillac ka folur për dekada në Amerikë. Megjithatë, prodhuesi (që në 2018-ën shiti mbi 407 mijë automjete, +14,7%), tashmë është gati të ringrihet edhe një herë nga anët tona.
Me modele të reja në teori, më të përshtatshme për kontinentin e vjetër që ofrohen gjithashtu me motor nafte, gjithçka nis me një Suv të përmasave mesatare. “Nga ana tjetër, Evropa mbetet sërish tregu më i madh premium në Botë”, kujton Felix Weller, përgjegjës i zhvillimit të rrjetit të shitjeve. Dhe Cadillac kërkon të shfaqet, sot me automjete termike, nesër me ato elektrike dhe brenda 2022-it me një platformë të dedikuar.
PIKA MË E FORTË
Për ta sjellë biznesin e Cadillac në këtë anë të Atlantikut, të paktën me shpresën e menaxhimit, fillimisht mund të jetë një XT4, mjet sportiv 4,6 metra që do të ketë një çmim në fund të 2019-ës. Presidenti i Cadillac, Steve Carlisle shpjegon: “Është niveli ynë hyrës në një segment tregu që ne nuk e kemi eksploruar kurrë më parë. Ai përfaqëson një pikënisje të një zgjerimi që do të na çojë për të paraqitur një model të ri çdo gjashtë muaj deri në vitin 2021”.
Në Shtetet e Bashkuara, automjeti propozohet me një motor 2.0 turbobenzinë me 240 kuaj fuqi dhe moment përdredhës maksimal 350 Nm, i shoqëruar me një kambio automatike me nëntë marshe dhe në bazë të kërkesës, edhe me traksion integral. Ndërsa, në Evropë do të mbërrijë edhe me një motor turbodiesel. “Më shumë se 50% e automjeteve Suv të shitura në Evropë, janë me naftë dhe do të vazhdojnë të jenë kështu edhe për një kohë të gjatë, pasi kjo teknologji kombinon mirë performancën me konsumin dhe emetimet e ulta”, shpjegon përgjegjësi i zhvillimit të rrjetit të shitjeve, Weller. Automjeti në fjalë ka një motor 2.0, 4-cilindërsh, mesa duket i zhvilluar nga GM Global Propulsion Systems në Torino, qendra që ka të drejtën botërore të grupit për mjetet me naftë.
KRENARIA SEDAN
Cadillac provoi në 2013-ën për të hyrë në Evropë me ATS, një pretendente për të rivalizuar BMW Seria 3 dhe Mercedes Classe C. Do ta ofronte edhe me naftë, por pas skandalit të emetimeve në 2015-ën, planet përfunduan në kosh. Tashmë, e njëjta njësi me naftë që po zhvillohet në Torino, mund të jetë poshtë kofanos së CT4 mesatare ose te motrat e saj më të mëdha si CT5, një sedan rreth 5 metra që do të konkurrojë me Audi A6 dhe Mercedes Classe E. Të ndërtuara në platformë me motor gjatësor Alpha, dy sedane-t konfirmojnë faktin konkret të fatit që do të ketë kjo tipologji karrocerie, ku në Amerikën e Veriut nuk ka rënie nga prodhimet e modeleve Suv.
“Nëse konceptojmë se si drejtuesit e automjeteve janë të lidhur me dëshirën e drejtimit dhe një alternativë është crossover, në këtë këndvështrim, sedan do të mbetet në qarkullim edhe për një farë kohe”, premton drejtori i stilit të markës, Andrew Smith. Dhe nuk është rastësi që në të njëjtën kohë me linçimin e versioneve normale, u prezantuan edhe modelet sportive CT4-V dhe CT5-V. E para e pajisur me një motor 2.7 me katër cilindra turbo dhe 320 kuaj fuqi, ndërsa e dyta me një motor 3.0 V6 biturbo me 360 kuaj fuqi. Të dyja kanë një kambio të re automatike me dhjetë marshe. Më vonë, sikur të mos jetë e mjaftueshme, duhen edhe versione pak më efikase. Me kusht që kësaj radhe, kompania prodhuese të kuptohet nga ne indigjenët evropianë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.