Çaji i rrallë indian që kushton 1,850 dollarë/kg dhe që mblidhet vetëm me henë të plotë

16/11/2018 3:05 PM 0 komente

Çaji i maleve të larta

I vendosur në 2,200 metra lartësi, në shpatet e pjerrëta të Himalajeve indiane dhe të rrethuara nga majat e mbuluara me akull të Khangchendzongas, malit të tretë më të lartë në botë, gjenden kodrat që rrethojnë Darjeeling.

Në mesin e elefantëve dhe tigrave të egër që lëvizin nëpër të gjithë luginës dhe në mesin e manastireve budiste që ndodhen aty, gjendet edhe një prej çajërave indianë më të rralë jo vetëm në ktë shtet por në të gjithë botën. I njohur edhe si “shampanja e çajërave”, ky lloj çaji ka marrë gjithashtu edhe famë ndërkombëtare.

Secili prej 87 llojeve të ndryshme të çajit në Darjeeling është i njohur edhe për prodhimin e erëzave aromatike dhe salcave të tilla. Por nëse ju do të udhëtoni edhe 33 km më në jug, do të shikoni edhe një prej fabrikave më të vjetra të prodhimit në botë, ku ju do të gjeni një varietet akoma edhe më të rrallë të këtij çaji (me gjethe akoma edhe më të holla).

I njohur si “Silver Tips Imperial”, çaji mblidhet vetëm gjatë netëve me hënë të plotë, që krijon edhe kushtet optimale për mbledhjen e tij.

Por ky çaj mistik  është njëkohësisht edhe i kushtueshëm. Në vitin 2014, ky çaj u shit me një vlerë prej 1,850 dollarësh amerikanë për kilogram, duke e bërë atë çajin më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë në Indi.

E shkruar në yje

E themeluar në vitin 1859, “Makaibari” thuhet se është fabrika më e vjetër e çajit në Darjeeling dhe biznesi i parë në botë i çajit biodinamik.

Ndryshe nga shumica e fabrikave të tjera, për mbledhjen e çajit ajo bazohet në një kalendar qiellor, për të zgjedhur netët me hënë të plotë nga muaji mars deri në tetor.

Në natën e parë të plotë të hënës nga mesi i marsit deri në maj kur oqeanet kanë nivelin e tyre më të lartë dhe niveli i ujit tek bimët ulet, fermerët e Makaibarit besojnë se niveli i lartë i oksigjenit dhe energjisë ndërthuren për t’i dhënë çajit një shije mbresëlënëse. Prandaj një ditë përpara të gjithë punëtorët e palntacionit përgatiten për një ngjarje unike që është pjesa ceremoniale.

Riti ceremonial

“Silver Tips Imperial” mund të mblidhet vetëm katër deri pesë herë gjatë sezonit. Para çdo korrje, qindra punëtorë të “Makaibari” vishen me kostme tradicionale dhe stolisen për të kryer ritet ceremoniale ku burrat i bien daulleve dhe gratë kërcejnë.

Mbledhja me hënë të plotë

Pas orës 20:00 kur hëna ka ndriçimin e saj më të lartë, 80-100 punëtorë fillojnë të mbeldhin gjethet e çajit nën ndriçimin e saj dhe t’i vendosin ato në shportat që i kanë të vendosura sipër kokës së tyre. Të gjithë këta punëtorë nxitojnë që të mbledhin sa më shumë gjethe përpara se të dalin rrezet e para të diellit, sepse nëse ato do të përshkojnë shportat me gjethe, shija e tyre do të ndryshojë.

 

Nga 200 kilogram gjethe nxirren rreth 50 kg çaj “Silver Tips Imperial”.

 

Çmim i lartë

Sasia e limituar e këtij çaji ka bërë që edhe çmimi i tij të jetë i lartë, ku një kg çaj kushton rreth 1,850 dollarë amerikanë për kg. Ndër vendet ku ai eksportohet me shumë është Mbretëria e Bashkuar, Amerikan dhe Japonia. Madje vitevete të fundit, Kryeministri Indian, Narendra Modi ia dërgon Mbretëreshës së Anglisë si dhuratë. Ai ka pasur gjithashtu një shitje shumë të lartë edhe në Kupën e Botës në 2014.

Biznes familjar

Sot, 159 vite pas themelimit të fabrikës së parë të këtij çaji në Darjeeling, ai është zhvilluar viti pas viti nga të gjithë brezat e kësaj familje dhe sot menaxhohet nga stërstërnipi i tij, Rajah Banerjee.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of