Camp Nou, gjatë 2016/17, fitimet nga shitja e biletave arrijnë 65 mln euro

26/10/2017 5:27 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Camp Nou është një pikë kyçe në situatën ekonomike të Barcelonës. Edhe në sezonin 2016/17, impianti i shtëpisë së blaugranave ka qenë një faktor i rëndësishëm, jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe ajo ekonomike.

Falë strategjisë për shitjen e biletave, atyre individuale (duke përjashtuar abonimet),  fitimet u rritën në mënyrë të ndjeshme, për sezonin e katërt radhazi: në sezonin 2016/17, fitimet u rritën me 16,3% në 65,2 milionë euro.

Kjo për meritë edhe të sistemit “Seient Lliure”, ku të abonuarit mund të lënë “të lirë” vendet për një ndeshje të caktuar. Në vitin e fundit janë rivënë në shitje 779.243 vende në stadium.

Të ardhurat ndryshojnë në varësi të kompeticioneve. Fitimet që vijnë nga ndeshjet e La Liga-s janë më të larta – flitet për 44,5 milionë euro, me një rritje 20,04%, pavarësisht një rënie të lehtë të pranisë së spektatorëve në 77.697 (-0,04%) spektatorë për ndeshje.

Fitimet nga Kupa e Mbretit u rritën me 29% në 2,63 milionë euro, falë arritjes në finale, ndërsa në Champions League (Barça u eliminua në çerekfinale) të ardhurat u rritën me 21% në 11,87 milionë euro.

Në fund, sa i përket turneve të verës që lamë pas, të ardhurat nga Superkupa e Spanjës (e humbur ndaj Realit) dhe trofeu Joan Gamper, arritën në 6,14 milionë euro, në rënie me 13%

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of