Bazuar te të dhënat nga Canalys, tregu i kompjuterëve në Europën Perëndimore për tremujorin e tretë 2021, treg ky i cili përfshin desktop, laptop dhe workstations, u rrit me 21% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 16.3 milionë dërgesa totale.
HP rifitoi vendin e parë me 4.4 milionë dërgesa dhe 27% të tregut, e ndjekur nga Lenovo me 4.1 milionë dërgesa dhe 25% të tregut. Dell u rrit me 43% duke zënë vendin e tretë me 2.3 milionë dërgesa, ndërsa Apple (1.9 milionë) dhe Acer (1.2 milionë) mbyllin listën e pesë prodhuesve kryesorë.
Periudha korrik-shtator shënoi tremujorin e gjashtë radhazi të rritjes së tregut të kompjuterëve në Europën Perëndimore, duke treguar një kërkesë të qëndrueshme afatgjatë për pajisje të reja. Analistët e Canalys vërejnë se ka një zhvendosje të kërkesës nga konsumatorët te klientët biznes. Kërkesa për kompjuterë ka tendencën për ta ruajtur këtë rritje edhe në vitin 2023.
Duke kaluar në tregun e tabletave, Apple është jo çuditërisht ende në krye, me 3.1 milionë dërgesa të iPad, që përbëjnë 45% të tregut. Dërgesat totale të tregut të tabletave në Europën Perëndimore arritën në 6.9 milionë, megjithëse të gjithë aktorët kryesorë, me përjashtim të Apple, patën ulje në shifrat e dërgesave të tyre vjetore, ku dallon rënia e tabletave të Samsung me mbi 50%.
Canalys vëren se tabletat arritën të plotësojnë hendekun e kërkesës që u krijua nga mungesa e kompjuterëve. Apple arriti të ketë më shumë përdorues falë modeleve të reja iPad mini dhe rimodelimit të iPad Pro. /gsmarena