Para pak kohësh, Apple prezantoi AirPods Pro, kufjet wireless që përfshijnë disa funksione inovative, ndër të cilat, eliminimi i zhurmave dhe dizajni i ri.
Disa ditë më parë, marka ruse Caviar, prodhues i njohur aksesorësh luksozë për smartphone, prezantoi një version të modifikuar të AirPods Pro, i veshur në flori 18 karat, i shitur me një çmim thuajse 10 herë më të lartë se ai i një Macbook Pro 16 inç. Bëhet fjalë për modelin Gold Edition, i shitur 67.290 dollarë
Logo e Caviar duket qartë në pjesën e përparme, afër LED që tregon gjendjen e karikimit të kufjeve. Edhe pse bëhej fjalë për një version unik, i shitur rreth 61 mijë euro, nuk dihet ende nëse prodhuesi do të nxjerrë ndonjë version tjetër në të ardhmen.
Sidoqoftë në katalog shfaqen edhe zgjidhje të tjera, ku trupi i kufjeve është në ngjyrë rozë, të bardhë, të zezë apo të gjelbër dhe veshja e kutisë me lëkurë krokodili apo gjarpri, të shitura rreth 1190 – 1400 euro.
Burimi: Forbes