Duke filluar nga sot, çdo qytetar 18 vjeç e lartë mund te marrë dozën përforcuese, njofton ministria e Shëndetësisë.
“Çdo shqiptar mbi 18-vjeç do të ketë mundësinë që të marrë dozën e tretë të vaksinës anti COVID duke filluar që nga dita e sotme. Kjo me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë.
Prej datës 1 nëntor të gjithë të moshuarit +60 vjeç kanë filluar të marrin dozën e tretë të vaksinës, ndërsa fëmijët 12-17 vjeç mund ta marrin vaksinës të shoqëruar me prindërit.
Nisur nga shqetësimi që ka krijuar varianti i ri i koronavirusit Omicron në Europë dhe botë, sot pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për një analizë të situatës së Covid në vend.
Mbledhja e fundit është mbajtur më 22 tetor.
Situata me Covid, nuk ndryshojnë masat: Mbi 60-vjeçarët të bëjnë dozën shtesë, nga 1 nëntori
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.