Çdo vit zhduket një pjesë e Amazonës. Zjarret, shpyllëzimi dhe ndikimi në ekonominë botërore

15/10/2019 3:53 PM 0 komente

Çdo vit, humbim një pjesë të pyllit të Amazonës. Të dhënat, të konsoliduara nga Satellite Legal Amazon Deforestation Monitoring Project (PRODES) të National Institute for Space Research (INPE), tregojnë shifra shqetësuese. Regjistrimet tregojnë një normë vjetore prej 7.536 km² të shpyllëzimit të sipërfaqes në periudhën gusht 2017 – korrik 2018.

Një vlerë që do të thotë, një reduktim prej 73% krahasuar me vitin 2004, kur qeveria federale ndërmori nismën për parandalimin dhe kontrollin e shpyllëzimit. Këtë vit, sipërfaqja e shpyllëzuar shënoi 27.423 km². Kjo është një sipërfaqe edhe më e madhe se rajoni i Lombardisë. E megjithatë, pesimistët nuk gabojnë.

Duke kufizuar analizën në një periudhë kohe më të fundit, vihet re qartë përmbysja e trendit. Së pari, shifra e vitit 2018 do të thotë një rritje me 8,5% krahasuar me vitin 2017 (6.947 km²). Për më tepër presionet nga kompanitë bujqësore dhe administrata, që e lejon këtë gjë, e presidentit Jair Bolsonaro po shkatërrojnë me shpejtësi ekuilibrin e zonës duke i çuar më kot progreset e bëra pas vitit 2004.

Që prej vitit 1988, projekti PRODES në Brazil përdor imazhet satelitore për të gjurmuar shpyllëzimin e Amazonës. PRODES drejtohet nga National Institute of Space Research (INPE) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit (MMA) dhe Instituti Brazilian për Mjedisin dhe Burimet Natyrore të Rinovueshme (IBAMA). Që prej vitit 2002, të gjitha të dhënat e PRODES gjenden edhe online. Falë këtyre të dhënave, kemi krijuar një hartë të shpyllëzimit, nga viti 2009 në vitin 2018 e cila tregon vizualisht rreziqet me të cilat po përballet pylli.

Prej disa vitesh, duket se shkalla e shpyllëzimit është rritur, duke marrë në konsideratë që vitet 2016, 2017 e 2018 regjistrojnë zona të mëdha të shpyllëzuara, më të larta në sipërfaqe krahasuar me trevjeçarin e mëparshëm.
Pyjet vijojnë të shpyllëzohen me një ritëm shqetësues, kryesisht për shkak të zhvillimit të bujqësisë dhe kërkesës për mish viçi, vaj palme dhe vaj soje. Gjatë vitit 2019, vëmendjen e opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar, e tërhoqën zjarret dhe shqetësimi në rritje për ngrohjen globale.

Që prej vitit 2003, sensorët MODIS në satelitët Aqua dhe Terra të NASA-s kanë bërë vëzhgime të përditshme të anomalive termike (zakonisht zjarre) në të gjithë botën. Edhe instrumenti VIIRS mbledh të dhëna nga vëzhgimet e satelitëve. VIIRS është një nga pesë instrumentet në bordin e platformës satelitore Suomi National Polar-orbiting Partnership (NPP), që prej 28 tetor 2011. VIIRS është projektuar për të rritur dhe për të përmirësuar serinë e masave të nisura nga paraardhësit e tij, ndër to skeptrodiometri MODIS.

Harta e zjarreve në vitin 2019 mbështetet në të dhënat e sistemit të informacioneve antizjarr për menaxhimin e burimeve (FIRMS). Ajo tregon zjarret më të mëdha në Brazil të vëzhguara nga Terra dhe Aqua MODIS, së bashku me imazhet gjatë natës të marra nga VIIRS.

Klikoni për ta zmadhuar

Shkencëtarët që përdorin satelitët e NASA-s për të gjurmuar aktivitetin e zjarreve konfirmojnë rritjen e numrit dhe intensitetit të zjarreve në Pyllin e Amazonës në vitin 2019. Sipas INPE, nga data 20 gusht 2019 kishte pasur 74 155 zjarre në zonën e Pyllit të Amazonës. Kjo është shifra më negative në këtë këndvështrim, që prej vitit 2010.

Por gushti i këtij viti dallohet sepse solli një rritje të ndjeshme të zjarreve të mëdha, intense dhe të vazhdueshme që dogjën për një kohë të gjatë rrugët kryesore të Amazonës Qendrore.

Burimi: Il Sole 24 Ore

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of