Çeki/ Rritet norma e inflacionit për muajin shtator

29/10/2017 8:07 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Inflacioni i çmimeve të prodhimeve çeke shënoi rritje gjatë muajit shtator, sipas raportit publikuar nga Enti i Statistikave të Çekisë. Çmimet e prodhimeve industriale u rritën me 1.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe më shumë krahasuar me 1.4% rritje të shënuar në muajin korrik të po këtij viti.

Edhe inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje në muajin shtator. Ai është rritur me 2.69% në krahasim me 2.49% gjatë muajve korrik dhe gusht. Nga muaji në muaj, çmimet e prodhimit u rritën 0.4%, norma më e shpejtë që nga fillimi i vitit, por më e ulët se rritja e janarit prej 0.5%.

Çmimet e importit ranë 1.1% në terma vjetorë në gusht, pas një rënie prej 0.8% në korrik. Ndërsa gjatë muajit shtator ato patën një rënie me të ulët, me 0.4%. Çmimet e eksporteve u ulën me 1.2% në vit dhe 0.1% gjatë muajit gusht.

“Ne parashikojmë që norma e rritjes të mbetet në 1.4% në vit, ndërkohë që tregjet kanë një parashikim më pak optimist, me një normë prej 1.5% në vit. Ndërsa në bazë mujore, parashikojmë një normë prej 0.2%”, u shpreh në një deklaratë, Zyra e Shtypit e Bankës Ndërkombëtare Raiffeisen.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of