Enio Jaço
Suksesi i pandalshëm i ekonomisë amerikane që nisi në vitet ’50, ’60 dhe vijon sot, ka pasur si faktor kyç, investimin e jashtzakonshem në Klasën e Mesme. Ky investim strategjik ka nxitur një cikël të fuqishëm ekonomik, duke ushqyer rritje të qëndrueshme dhe ndjenjë krenarie kombëtare. Është një motor ekonomik që ka kultivuar inovacion dhe prosperitet për të gjithë amerikanet.
Por rruga e Shqipërisë pas 90s ka marë një drejtim tjetër, pothuajse me një eksperiment të kundërt. Ndërsa të ardhurat mesatare të familjeve kanë parë rritje të qëndrueshme, pabarazia ka arritur permasa shqetesuese. Ky trend po shkakton probleme, duke çuar në tkurrjen e klasës së mesme profesionale, fuqizimin e një elite të pasur dhe marxhinalizimin e mëtejshëm të të varfërve. Kjo mund të çojë në perkeqesim te emigrimit dhe humbje të fuqisë punëtore – kritike per bizneset.
Është koha për të marrë hapa të guximshme. E ardhmja varet nga mbrojtja ndaj diferencave ekstreme, nivelizimi i fushës së lojës dhe investimi në zemrën e kombit: klasën e mesme. Kjo do siguronte një të ardhme më të ndritur, në pershtatje me principet e BE-së, me një ekonomi të fuqishme, ku bizneset mund të tërheqin më të mirët dhe më të zgjuarit.
Prosperiteti nuk është privilegj, por mundësi e barabartë për të gjithë. Fuqizimi i klasës së mesme, së bashku me politika të tjera nxitëse ekonomike, do e shndërronte Shqipërinë, në motorrin ekonomik më të fuqishëm në Ballkan!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.