Prodhuesi rumun i tullave, Cemacon Cluj (CEON), në pronësi të investitorëve vendas Dragos dhe Adrian Pavăl, pronarë të rrjetit DIY Dedeman, e mbylli gjysmën e parë të vitit me një fitim neto prej 49.7 mln RON (mbi 10 mln euro), 130% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Të ardhurat e kompanisë gjithashtu u rritën me 47%, duke arritur në 123.4 milionë RON (25 mln euro).
Kompania regjistroi një EBITDA prej 67,47 mln RON në gjysmën e parë të vitit, 117% më e lartë se gjashtë muajt e parë të vitit 2021. Asetet neto u rritën me 21% dhe tejkaluan shifrën 287 milion RON, në të njëjtën periudhë.
Performanca e Cemacon ndodhi në një sfond të mbizotëruar nga paqëndrueshmëria makroekonomike dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para, tha në raportin gjashtëmujor Daniel Sologan, drejtori i përgjithshëm i Cemacon. Stabilizimi i sektorit të materialeve të ndërtimit pritet në periudhën në vijim, pasuar me një rritje të mëtejshme ekonomike.
Kompania ka plane për të ndërtuar një qendër të madhe industriale në zonën Salaj dhe po investon në mënyrë aktive për t’i bërë njësitë e prodhimit të pavarura, për sa i përket energjisë.
Cemacon arriti të tërheqë 63.8 milionë RON (13 mln euro) nga aksionerët e saj në fazën e parë të një operacioni të rritjes së kapitalit në gusht. Aksionet e kompanisë tregtohen me një çmim 25% më të lartë se 12 muaj më parë.