Ceno Klosi do të jetë drejtori i ri i tatimeve, duke zëvendësuar në këtë detyre Delina Ibrahimaj, e cila u emërua më herët në krye të Ministrisë së Financave, pas kriimit të qeverisë së re.
Vendimi ështtë marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Z.Klosi ka përvojë në sistemin financiar, ka punuar si drejtor ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe së fundmi ishte drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.