Prada SpA (1913) tha se zyrtarët e saj kryesorë ekzekutivë po hetoen nga Autoriteti Gjyqësor Italian mbi saktësinë e procedimeve tatimore të mëhershme si individë.
Miuccia Prada dhe Patrizio Bertelli u informuan rreth ekzaminimit nga autoriteti ‘për sa i përket saktësisë së disa dokumenteve tatimore të kaluara nga ana e tyre si individë në lidhje me kompanitë e huaja,’ tha sot Prada me bazë në Milano gjatë një deklarate për bursën e Hong Kong Stock Exchange .
‘Kompania konfirmon se as kompania dhe as një nga degët e saj nuk kanë qënë apo janë të përfshirë në këtë cështje,’ deklaroi shefi Carlo Mazzi.
Marka luksoze tha se një zbulim i mëparshëm vullnetar nga CEOs kishte çuar në një marrëveshje që ‘kënaqi plotësisht pretendimet e Autoritetit Tatimor italian,’ sipas deklaratës. Të tre thirrjet e bëra shefit të Pradës së marrëdhënieve rajonale të investitorëve me bazë në Hong Kong Cynthia Cheng nuk morrën përgjigje.
Prodhuesi i cantave raportoi një rënie 21 për qind në gjysmën e parë të të ardhurave neto në fillim të këtij muaji, teksa kërkesa në Azi dhe Evropë ka mbetur e dobët, duke iu bashkuar bashkuar LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SA dhe Gucci Kering SA, të cilët raportuan gjithashtu rënie në gjysmën e parë të fitimeve.