Në CES të këtij viti (Consumer Electronics Show) të Las Vegas, presidenti dhe CEO i Sony, Kenichiro Yoshida, paraqiti një prototip të ri të konceptit të makinës elektrike Vision S dhe njoftoi se grupi i Sony po fillon një divizion të ri – Sony Mobility Inc – i cili do të merret me shitjen e automjeteve elektrike.
Në skenën e CES, gjatë konferencës për shtyp të Sony, kompania paraqiti modelin ekzistues të Sony Vision-S, i cili u zbulua në CES vitin e kaluar. Por edhe një model të ri të lineup, prototipin e SUV Sony Vision-S.
“Entuziazmi që morëm pasi shfaqëm Vision-S na nxiti me të vërtetë të marrim në konsideratë se si mund të sjellim kreativitetin dhe teknologjinë për të ndryshuar përvojën e lëvizjes nga një vend në tjetrin” – tha Yoshida, para se të zbulonte prototipin e ri të SUV Vision-S.
“Ky është SUV-i ynë i ri, Vision S, i cili është zhvilluar mbi bazën e sigurisë, përshtatshmërisë dhe argëtimit. Siguria ishte përparësia numër 1 në krijimin e një përvoje lëvizshmërie të rehatshme. Kjo nuk ka ndryshuar në ndërtimin e këtij SUV-i. Brenda dhe jashtë këtij automjeti janë instaluar 40 sensorë për të monitoruar sigurinë.
“Në lidhje me përshtatshmërinë, lidhja (me internetin) na mundëson të ndërtojmë një automjet që evoluon vazhdimisht. Falë saj, bëhet e mundur edhe personalizimi i automjetit për çdo përdorues. 5G mundëson një lidhje me shpejtësi të lartë, kapacitet të lartë dhe një lidhje me vonesë të ulët midis sistemit të kabinës dhe cloud.
“Vision-S evoluon edhe lëvizshmërinë si një hapësirë argëtimi, duke përfshirë edhe përvojën e lojërave dhe audion. Ne kemi mësuar më shumë rreth lëvizshmërisë nëpërmjet eksplorimit tonë të Vision-S dhe partnerëve tanë që e kanë mbështetur këtë përpjekje”.
Sony njoftoi se po krijonte edhe një shoqëri të ri (Sony Mobility Inc.), për të përshpejtuar përpjekjet në “prezantimin në treg të Sony EV” – duke lënë të nënkuptohet se automjeti Sony mund të vijë pranë jush në një të ardhme jo shumë të largët.
/ Tech Crunch
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.