Lojërat Olimpike të Verës do të zhvillohen këtë vit në Tokio. Pritet që numri i turistëve që do të shkojnë për të parë lojërat Olimpike dhe për të vizituar Japoninë, do të arrijnë në 600,000 vetëm gjatë kësaj periudhe.
Edhe ju jeni duke menduar për të shkuar në Japoni këtë vit? I keni rezervuar biletat?
Nnëse po, atëheë lista e mëposhte do t’ju vijë në ndihmë për të ditur gjërat më të rëndësishme në lidhje me Lojërat Olimpike Verore 2020:
Kur dhe ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike 2020?
Cermonia e Lojërave Olimpike Tokio 2020, do të zhvillohet më datë 24 korrik, por ndeshjet e futbollit do të fillojnë dy ditë më parë, më 22 korrik.
Ndeshjet e futbollit do të përfundojnë gjithashtu një ditë më parë, më 8 gusht, ndërsa kategoritë e tjera sportive do të jenë duke u përgatitur për ceremoninë finale që do të mbahet me 9 gusht.
Duke qenë së qyteti kryesor i Lojërave Olimpike të këtij viti është Tokio, atëherë edhe disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit përveç Tokios, do të zhvillohen në stadiumet e qyteteve të tjera përreth.
Përveç në Stadiumin Kombëtar dhe në Stadiumin e Tokios, ndeshjet do të zhvillohen edhe në Saitama, Yokohama, Sendai, Ibaraki dhe Sapporo.
Sa skuadra do të garojnë në Lojërat Olimpike Tokio 2020?
Përveç Japonisë, e cila kualifikohet automatikisht në këto Lojëra,duke qenë se është edhe shteti mikëpritës i tyre, asaj do t’i bashkohen edhe 16 ekipe të tjera nga e gjithë bota.
Cila skuadër doli triumfuese në Lojërat Olimpike 2016?
Brazili e fitoi garën e futbollit në Lojërat Olimpike 2016, duke e mposhtur Gjermaninë në finale. Përveç faktit që brazilianët janë ndër më të suksesshmit në Kupën e Botës, kjo ishte medalja e tyre e parë e artë në Lojërat Olimpike Verore.
Cilat do të jenë kategoritë e sporteve të reja për këtë vit?
Ndër kategoritë e sporteve të reja që do të jenë prezente në Lojërat Olimpike Tokio 2020 mund të përmendim: sportin e karatesë, zhytjen, bejzbollin etj, duke e çuar në 33 kategori sportive në total.
A do të lehojet postimi i fotove nga ky event në rrjetet e ndryshme sociale?
Edhe pse organizatorët po lobojnë fort për të mos lejuar postimin e fotove këtij eventi të rëndëishëm në rrjetet sociale, të shumtë janë ata që shprehen se kjo gjë do të jetë e pamundur.