Çfarë duhet të hiqni nga CV-ja juaj

15/06/2021 7:23 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kur organizova një seancë këshillimi për Create & Cultivate Insiders, mora shumë pyetje në lidhje me formatin e CV-ve dhe përvojat e punës, por pyetja që më bëri më shumë përshtypje ishte: “Kur është momenti i duhur për të hequr diçka nga CV-ja?”

Kjo është një pyetje e zgjuar, sepse përgjigjja varet nga përvoja juaj dhe qëllimi i CV-së suaj.

Duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, ka disa udhëzime që duhet të ndiqni dhe që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se kur është koha e duhur për të hequr diçka nga CV-ja juaj.

Hiqeni nëse:

1.Nuk i shërben një qëllimi

  • Çdo gjë në CV-në tuaj duhet t’i shërbejë një qëllimi.
  • A është renditur një përvojë pune në CV-në tuaj thjesht për të fshehur diçka tjetër?
  • A është renditur një përvojë pune në CV-në tuaj për të nxjerrë në pah përvojën tuaj në një fushë të caktuar?
  • A është renditur një përvojë pune në CV-në tuaj, sepse doni të tregoni se keni përvojë në një rol specifik?
  • A është renditur një përvojë pune në CV-në tuaj, sepse kompania ka emër të mirë?

Çdo informacion i përfshirë duhet t’i shërbejë një qëllimi. Nëse nuk i shërben një qëllimi, është koha ta hiqni nga CV-ja juaj.

 

2.I përket së shkuarës

Në varësi të personit dhe situatës, rekomandohet përfshirja e rreth 10 deri në 20 vjet përvojë në një CV. Informacioni që është më i vjetër se 20 vjet, rekomandohet të mos përfshihet në CV.

Nëse keni përvoja shumë të mira të disa dekadave më parë, mund t’i thoni ato gjatë intervistës së punës.

 

3.Ju bën të dukeni me më pak përvojë ose me më shumë

Disa përvoja mund të kenë qenë shumë të vlefshme dhe madje mund të kenë qenë një pikë kthese në jetën/karrierën tuaj, por ato mund të “kthehen kundër jush”. Shembuj të shkëlqyer të eksperiencave që janë të rëndësishme për ju por jo të rëndësishme për CV-në tuaj, kur keni një karrierë të qëndrueshme, janë kurset ose praktikat. Këto nuk janë të rëndësishme për t’u përfshirë në CV nëse keni një karrierë të qëndrueshme.

Po ashtu, duhet të merret parasysh edhe fakti nëse përfshirja e informacioneve të caktuara në CV, ju bën që të dukeni me më shumë përvojë për pozicionin ku po aplikoni.

Nëse jeni duke u përpjekur të ndryshoni karrierë ose ndoshta të punoni në një pozicion më të ulët për shkak të ndryshimit të vendndodhjes suaj, për shembull, duhet të jeni të vetëdijshëm për atë informacion që mund t’ju bëjë të dukeni me më shumë përvojë për atë vend pune ku po aplikoni. / *Michele Lando, The Ladders

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of