Të qenit një menaxher/drejtues, nuk ju bën aspak që të jeni i përsosur. Zbuloni se çfarë mangësie kanë më së shumti drejtuesit në kompani:
1. Mungesa e komunikimit
Komunikimi nuk është vetëm çelësi për të qenë një menaxher i suksesshëm, por gjithashtu është domosdoshmëri për të patur një organizatë të suksesshme.
2. Mungesa e dëgjimit
Sa më shumë që të dëgjoni aq më shumë kuptoni idetë e ekipit tuaj, kontributet e tyre, sikurse edhe nevojat dhe shqetësimet e tyre.
3. Mungesa e delegimit
Delegimi i detyrave ka shumë përfitime. Kur ju delegoni, projektet e pamundura mund të bëhen të mundura.
4. Mungesa e marrjes së përgjegjësive
Mos jini i papërgjegjshëm dhe të mos kujdeseni për atë që ndodh nën drejtimin tuaj. Të qenit menaxher do të thotë përgjegjësi për çfarë do që të ndodhë.
5. Mungesa e relaksit
Puna është një biznes serioz. Për shkak të përgjegjësive të mëdha, duhet të keni një veti që të krijoni një ambient pune të gëzueshëm dhe jo t’i mbysni punonjësit me stres.