Që të konsideroni veten një njeri profesional, është tepër thelbësore që të mbani marrëdhënie të mira me shefin dhe kolegët tuaj.
Gjatë punës dhe në vijim, gjatë karrierës suaj, ju do të jeni i/e detyruar të përballeni me situata ku do të jeni i/e prirur për të thënë diçka për shefin tuaj por, kujdes, mund të pendoheni.
Këshilla me fjalitë që s’mund të përdoren me shefin tuaj:
1. Nuk e bëj dot
Duke thënë diçka të tillë, ndaj një detyre të caktuar, ju tregoni se jeni një person i paaftë dhe keni mungesë besimi në vetvete. Në rast se përballeni me një detyrë të cilën nuk mund ‘ta realizoni, bëni të paktën një përpjekje për ta kryer atë.
2. Kjo nuk është pjesë e punës sime
Nëse ju është caktuar një detyrë e cila nuk është brenda hapësirës së punës që ju bëni, mos e refuzoni atë. Mund të jetë një test për të kuptuar sa e meritoni ju një ngritje në detyrë, ose për t;i provuar eprorëve që keni shumë njohuri.
3. Mbrëmë isha shumë i/e dehur
Sado që të jeni kënaqur mbrëmjen e kaluar, disa detaje nuk janë të nevojshme të ndahen me shefin tuaj ditës tjetër, ju tregoni një sjellje joprofesionale dhe jepni një imazh negativ.
4. Paguhem pak
Edhe nëse mendoni se keni ngarkesë të madhe pune dhe nuk paguheni mjaftueshëm, po të flisni në këtë mënyrë do t`u zvogëlohen mundësitë për t’u promovuar.