ÇFARË PO NDODH ME INDUSTRINË E DUHANIT?
Orientimi drejt produkteve me risk të reduktuar
Duhani ka qenë shoqërues i njerëzimit prej shekujsh. Ndërkohë që konsumatorët ndërgjegjësohen gjithnjë e më tepër për shëndetin e tyre, industria e duhanit ka ndërmarrë një kthesë të orientuar drejt produkteve me risk të reduktuar.
Përparimet në shkencë dhe teknologji kanë bërë të mundur zhvillimin e produkteve pa djegie si një alternativë më e mirë për pirjen e duhanit, duke qenë se paraqesin më pak risk krahasuar me pirjen e cigareve tradicionale.
Nga ana e saj, kompania Philip Morris International (PMI) prodhuesi i markës më të njohur të cigareve në botë, Marlboro, deklaroi pak vite më parë synimin afatgjatë për zëvendësimin e plotë të cigareve tradicionale me produkte pa tym. Në vitin 2016 u prezantua “IQOS”, një pajisje që mundëson ngrohjen por jo djegien e duhanit, e disponueshme në mbi 50 shtete, me qëllim zgjerimin e vazhdueshëm.
Arsyeja pas vendimit të Philip Morris në ndërmarrjen e kësaj kthese historike vjen pas studimit të sjelljes dhe kërkesave të konsumatorëve. Mbi 1 miliardë duhanpirës në mbarë botën, gra dhe burra, preferojnë dhe zgjedhin të konsumojnë duhan. Ata janë të ndërgjegjshëm për dëmet që vijnë nga djegia duhanit, ndaj janë në kërkim të alternativave më pak të dëmshme.
Philip Morris e vendosur në këtë iniciativë, kërkoi prej shkencëtarëve dhe inxhinierëve të saj gjetjen e mënyrave alternative për të ofruar kënaqësinë e konsumimit të duhanit duke shmangur një sërë elementësh të dëmshëm.
Pas realizimit të studimeve dhe kërkimeve të shumta shkencore, PMI raporton se pas një testimi 90 ditorë të zhvilluar si në SHBA dhe në Japoni, duhanpirësit që u konvertuan plotësisht, reduktuan ekspozimin e tyre ndaj përbërësve të dëmshëm në masë të ngjashme me duhanpirësit që hoqën dorë nga duhani gjatë periudhës së testimit. Ndaj pas më shumë se një dekade, mbi 11, 7 milion duhanpirës të rritur në mbarë botën kanë zgjedhur të braktisin përfundimisht cigaret e të kalojnë në IQOS
Ndonëse opsioni më i mirë për shëndetin mbetet mos konsumimi i duhanit, për duhanpirësit që zgjedhin të mos e lënë atë, shkenca mundëson alternativa pa tym me risk të reduktuar por që ofrojnë shije dhe përvojë shqisore të njëjtë me duhanpirjen tradicionalen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.