Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë nga përfundimi i sezonit 2020/21, por pjesëmarrja e zakonshme e shumë prej ekipeve të mëdha europiane në sezonin e ardhshëm të Champios League është ende në dyshim.
Cristiano Ronaldo, Neymar, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Liverpool i trajnerit Jurgen Klopp rrezikojnë të bien në Europa League në sezonin 2021/22.
Liverpool në rrezik
Real Madrid do të luajë sonte përballë Liverpool, në fazën çerekfinale të Champions League. Por Reds-at renditen aktualisht në vendin e gjashtë në Premier League, me 49 pikë, vetëm dy pikë larg Chelsea në vendin e katërt.
Si West Ham edhe Everton janë në një distancë të shkurtër nga kampionët në fuqi të Premier League, të cilët mund të bien edhe më poshtë në klasifikim.
Rënia e Juventus
Cristiano Ronaldo dhe Juventus janë me të vërtetë në rrezik. Ata janë 12 pikë larg Interit dhe nuk do t’ia dalin të fitojnë kampionatin. Ajo që bie në sy është se Milan dhe Atalanta renditen sipër klubit bardhezi, dhe Napoli mund të ecë përpara me një fitore në Torino në ndeshjen e shtyrë mërkurën.
Mbappe dhe Neymar, fitore ose dështim
Humbja e Paris Saint-Germain përballë Lille i ka lënë ata në tre pikë distancë nga kundërshtarët e tyre të cilët tani kryesojnë renditen. Monaco është vetëm një pikë larg nga skuadra e kryeqytetit ndërsa Lione është dy pikë për të hyrë në Europa League.
Haaland me një këmbë jashtë
Mino Raiola duket i vendosur për ta transferuar këtë verë dhe ka pak gjasa që futbollisti të jetë te Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm. Borussia nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe janë shtatë pikë larg katër ekipeve të para, me Bayern Munich, RB Leipzig, Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt përpara tyre.
Një verë me emra të mëdhenj në përpjekje për t’u transferuar
Merkato e transferimeve në verë do të jetë interesante. Neymar, Mohamed Salah, Ronaldo, Mbappe dhe Haaland mund të kërkojnë klube të reja për të luajtur në sezonin e ardhshëm të Champions League.
Burimi: Marca