Raporti i fundit javor i CIES Football Observatory Weekly Post, para pushimeve të verës, prezanton 100 futbollistët me vlerat e transferimit më të larta në botë.
Falë rinovimit 3-vjeçar të kontratës me Paris St-Germain, Kylian Mbappé (206 milionë euro), rikthehet në krye të renditjes.
Sulmuesi i klubit parisien dhe Kampion i Botës me kombëtaren franceze, lë pas fituesin e fundit të Champions League, Vinícius Júnior (185 milionë euro), si dhe sulmuesin e ri të Manchester City, Erling Haaland (153 milionë euro).
Lojtari portugez, Rúben Dias, ka vlerën më të lartë të transferimit të vlerësuar për një qendërmbrojtës, 110 milionë euro.
Gianluigi Donnarumma (74 milionë euro) është në krye të klasifikimit të portierëve; Trent Alexander-Arnold (87 milionë euro) për mbrojtësit e krahut dhe Pedri González (135 milionë euro) për mesfushorët.
Sulmuesi i Benfica, Darwin Núñez (i 47-ti, 70 milionë euro) ka vlerën më të lartë të transferimit mes futbollistëve që nuk luajnë në 5 kampionatet më të mëdha në Europë (Big 5).
30-vjeçari Kevin de Bruyne (i 76-ti, 57 milionë euro) është lojtari më i vjetër në moshë në “top 100”, ndërsa 17-vjeçari Pablo Gavi (i 73-ti, 58 milionë euro) është lojtari më i ri në moshë.
Klubet e Premier League angleze dominojnë klasifikimin, me 41 lojtarë në top 100, ndjekur nga La Liga spanjolle, 21. Podiumi mbyllet me Serinë A italiane, me 14 futbollistë. Jashtë saj, Bundesliga me 13 lojtarë dhe Ligue 1, 7 futbollistë.
Vetëm 4 futbollistë nuk u përkasin klubeve të Big 5. I pari është sulmuesi i Benfica, Darwin Núñez (i 47-ti, 70 milionë euro).
Tre të tjerët ndodhen në fund të Top 100 – Julian Alvarez, sulmues i River Plate i cili ka nënshkruar një kontratë me Manchester City (51,4 milionë euro); Antonio Santos, Ajax (51,3 milionë euro) dhe Matteo Nunes, mesfushor i Sporting Lisbona (50,4 milionë euro).
/ CIES Football Observatory