CIES Football Observatory publikoi raportin nr. 319 të “Weekly Post”, klasifikimi tradicional i futbollistëve të Big-5 (pesë kampionatet kryesore europiane) me vlerën më të lartë të transferimit.
Futbollisti me vlerën më të lartë të transferimit është sulmuesi 23-vjeçar i Manchester United, Marcus Rashford: 165 milionë euro. Me vetëm 18 muaj të mbetur në kontratë, ish-kryesuesi i këtij klasifikimi, Kylian Mbappé bie në vendin e pestë.
Në vend të dytë renditet sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, 20 vjeç. Vlera e tregut e Haaland, i cili luan për ekipin e Borussia Dortmund, është 152 milionë euro.
Podiumi mbyllet me mbrojtësin anglez të Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Vlera e transferimit të 22-vjeçarit nën drejtimin e Klopp është rritur në 151,6 milionë euro, duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë. Ai lë pas Alphonso Davies të Bayern Munich (139 milionë euro) dhe Rúben Dias të Manchester City (127 milionë euro).
Bruno Fernandes, 151 milionë euro, është mesfushori me vlerën më të lartë të transferimit (Manchester United) dhe Ederson Moraes, 80 milionë euro, portieri me vlerën më të lartë (Manchester City).
Me vetëm 6 muaj të mbetur në kontratë, Lionel Messi renditet i 97-i në Top 100, vlera e të cilit vlerësohet në 54 milionë euro. Pavarësisht performancës së jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo renditet në vendin e 131-të (47 milionë euro). Kjo vjen si rezultat i moshës dhe kohëzgjatjes relativisht të shkurtër të kontratës me Juventus (deri në qershor 2022).
(Shihni klasifikimin e plotë këtu)
Burimi: CIES