CIES, vlera në treg e lojtarëve, post-COVID. Mbappè në krye

08/06/2020 6:20 PM 0 komente

CIES Football Observatory ka publikuar raportin e ri që rendit futbollistët me vlerën më të lartë në treg, të cilët luajnë në klubet e pesë kampionateve më të mëdha europiane.

Klasifikimi i ri – i cili mbështetet si gjithnjë në algoritmet e CIES – merr parasysh pasojat që ka sjellë emergjenca e koronavirusit tek të dhënat. Pavarësisht kësaj, vlera në treg e Kylian Mbappé mbetet mjaft e lartë. Lojtari francez, i cili luan te klubi i PSG, qëndron në krye të klasifikimit me 259,2 milionë euro.

Në vend të dytë Raheem Sterling (Manchester City), vlera e tregut të të cilit është 194,7 milionë euro. Podiumi mbyllet me një tjetër sulmues, Jadon Sancho, i cili luan për klubin gjerman të Borussia Dortmund , vlera e të cilit është 179,1 milionë.

Në Top 10 janë të përfaqësuar të gjithë kampionatet europiane, përveç Serisë A. më shumë se gjysma e futbollistëve luajnë në Premier League (Sterling, Alexander-Arnold, Rashford, Salah, Manè, Kane), dy në Bundesligë (Sancho dhe Davies), një në Ligue 1 (Mbappè) dhe një në Liga (Antoine Griezmann).

Lionel Messi, 33 vjeç, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë me Barcelonën, renditet në vendin e 21 (100,1 milionë euro). Cristiano Ronaldo (62,8 milionë euro, në vendin e 70) është lojtari me moshë më të madhe në top 100.
Vlera e 22 futbollistëve që i përkasin 5 kampionateve më të mëdha europiane, shkon përtej 100 milionë eurove.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of