Cilat kanë qenë atraksionet turistike më të vizituara për 2018

TripAdvisor ka publikuar listën e saj me atraksionet turistike më të vizituara për 2018. Kjo listë ishte produkti përfundimtar i përpilimit të të dhënave nga rreth 140, 000 ture dhe aktivitetet turistike në vende të ndryshme të botës.
Ja se cila është lista e plotë me dhjetë prej vendeve, duke filluar nga ai që kishte numrin më të lartë të vizitorëve:
Koloseu në Romë renditet në vend të parë.
Muzeu i Vatikanit renditet i dyti.
Në vend të tretë renditet Statuja e Lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vedin e katërt renditet Muzeu i Luvrit në Paris të Francës.
Kulla Eiffel renditet në vendin e pestë. Ky është atraksioni i dytë më i vizituar në Paris ndër 10 që janë gjithsej.
I vetmi atraksion spanjoll që është pjesë e kësaj liste dhe që renditet në vend të gjashtë është bazilika e Sagrada Famiglia.
Ura Porta e Artë në San Fransisco renditet e shtata.
Një prej vendeve më të vizituara në Mbretërinë e Bashkuar është Stoneheng, e cila renditet në vend të tetë në këtë listë.
Pallati i Versajes në Francë renditet i nënti.
Kanali i Madh (Canal Grande) në Venecia renditet në vend të 10 të kësaj liste.
Komente