Ndërsa Kryeministri i vendit dhe qeveria kanë shpallur një aksion mbarë kombëtar për të vënë rregull në cilësinë e naftës, ekziston një ligj që e rregullon më së miri çështjet e cilësisë. Ndaj çdo spekulim bëhet në nën hundën e institucioneve dhe me dijeni të plotë.
Ligji numër 70 i janarit 2014, që ka bërë ndryshime mbi ligjin 8450 24.02.1199, ka sanksionuar qartë kriteret e përdorimit të markës për prodhimin përpunimin dhe tregtimin e karburanteve.
Neni 8 i këtij ligji pika 10, që përcakton se, ndalohen që të reklamohen marka në tabela, të ndryshme nga ajo që është i autorizuar të shesë. (Psh, në rast se një pikë karburanti reklamon që ka naftë të një marke të caktuar, psh Gulf, nuk mund të shesë asnjë markë tjetër karburanti, qoftë të huaj, apo vendi). Ky nen e ka taksative këtë pjesë.
Por në realitet 90 për qind e subjekteve tregtojnë jashtë këtij rregulli duke e shitur naftën e vendit apo të importuar nën emrin e markave të mëdha ndërkombëtare, duke e shkelur në këtë mënyra haptas ligjin.
Ligji në fjalë nuk e ndalon tregtimin e markave të ndryshme në pikat e bardha (që janë ato pika që nuk kanë regjistruar një markë të caktuar) dhe që mund furnizohen kudo.
Kompanitë që tregtojnë nën markat ndërkombëtare si Shell, Gulf, Alpet dhe e kanë të vërtetuar këtë markë me dokumentacion ligjor nuk mund te shesin naftë tjetër veç markës së tyre. Nëse ndodh kjo, atëhere ligji vendas është shkelur rëndë. Ligji ndalon t’i vihet emër ndryshe nga ai që kërkon marka dhe i ndalohet kategorikisht me ligj të reklamojë markë tjetër.
Për me tepër Shoqata e Hidrokarbureve, sqaron se spekulohet rëndë me cilësinë. Kur flitet për squfurin duhet të dimë se ai nuk ndikon të automjetet, por tek mjedisi thotë Luigj Aliaj i Shoqatës.
Kriteret e cilësisë së naftës që ndikojnë direkt tek automjeti janë forca, pika e flakërimit, destilimi dhe përmbajtja e ujit në naftë.
Forca për naftën matet me nivelin e tetatin (sa më i lartë të jetë ky tregues, aq më pak karburant harxhon për një numër të caktuar kilometrash). Në Shqipëri, niveli minimal është 51.
Për benzinën treguesi i forcës matet me oktanin, që duhet të jetë minimumi 95.
Një tregues për të cilin nuk nuk flitet fare është “flash point” ose pika e flakërimit, e cila mat se ku ndizet automjeti dhe që ndalohet të jetë nën 55.
Tregues tjetër është destilimi edhe tjetër përmbajtja e ujit në naftë, (water content) e cila maksimumi lejohet 200 mg për kg.
Nafta që prodhohet në vend sipas standardeve aktuale të përpunimit nuk plotëson normën për pikën e flakërimit që nuk duhet të jetë nën 55.
Problem tjetër është Inspektorati i Kontrollit të Cilësisë (IQT), i cili nuk ka një laborator të certifikuar ndërkombëtarisht për cilësinë. E njëjti kampion mund të japë rezultate të ndryshme në IQT dhe krejt të tjera jashtë vendit. Çka do të thotë se ka vend për korrupsion të interpretime.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.