Fjala “transformim” është një prej fjalëvë që po e ndeshim shumë shpesh në ditët e sotme. Të menaxhosh ndryshe nga të tjerët nuk është më një koncept i ri për liderat të cilët duan të diferencohen nga konkurrentët e tjerë dhe që të mirëpozicionohen në treg edhe për të ardhmen.
Si rezultat, mënyra se si organizatat e shohin të menaxhuarit ndryshe, duke iu larguar menaxhimit tradicional, ka evoluar shumë. Një gjë e tillë lidhet padyshim edhe me zhvillimin e teknologjisë më ritme të shpejta, ekonomisë gig, globalizimit, invocaionit, etj.
Prandaj nëse edhe ju doni të bëni pjesë në atë grup lidersh të cilët të ecin me të njejtin hap me të gjitha ndryshimet e përmendura më sipër, atëherë këshillohet që ju të kultivoni cilësi të një lideri që është në ndryshim dhe në përmirësim të vazhdueshem, në periudha të ndryshme të karrierës së tij.
- Fleksibiliteti: Secili prej nesh e ka vetë në dorë sesi t’i përgjigjet ndryshimit. Shikojeni veten tuaj në të ardhmen, duke parë se si një perspektivë e tillë për të ndryshuar do të ndikojë tek ju në një periudhë të gjatë kohore, dhe në se mendoni se ajo do të ketë një ndryshim pozitiv atëherë përqafojini sa më parë këto ndryshime.
- Shkathtësia: Një numër i madh liderash presin që gjithçka të zgjidhjet nga të tjerët, duke mos marrë vetë asnjëherë në procese të ndryshme gjatë realizmit të një projekti. Por kjo është një nga mënyrat më të gabuara që ju mund të zgjidhni për të drejtuar një projekt të caktuar. Në vend të kësaj, këshillohet që ju të përdorni të gjitha burimet që keni në dispozicion për t’i ardhur në ndihmë punonjësve tuaj për të pasur të gjithë një eksperiencë pozitive dhe mbi të gjitha një rezultat të suksesshëm. Si një lider ju duhet të keni shkathtësinë për të mbështetur punonjësit tuaj që të përshtaten në një mjedis që është në ndryshim të vazhdueshëm, duke ia lehtësuar atyre disi këtë proces të vështirë.
- Përshtatshmëria: Gjithkush e interpreton një situatë të caktuar sipas personalitetit të tij dhe bazuar në përvojat e tij. Por në rastin e liderit një gjë e tillë ndryshon sepse duhet të jeni ju ai që të mendoni për të krijuar kushte sa më të mira për punonjësit tuaj në mënyrë të tillë që ata të ndihen sa më komod me ambientin ku punojnë dhe më kolegët e tyre.
- Bagazhi: Të githë, por veçanërisht liderat duhet të jenë në një proces të vazhdueshëm të mësuari. Vetëm kështu ata do të ecin githmonë me të njejtin hap me ndyrshimet teknologjike apo me ndryshime të tjera, dhe do të jenë të aftë t’i përçojnë stafit të tyre më të mirën e mundshme nga njohuritë që ata kanë fituar ndër vite.
- Vizioni: Përpara se ju të filloni t’i kërkoni llogari stafit tuaj, duhet t’i bëni atyre të qartë vizionin e kompanisë për të cilën ata punojnë. Mos e merrni të mirëqenë faktin se ata e dinë një gjë të tillë. Nesë doni që edhe punonjësit të ecin në të njejtën linjë me ju, atëherë përsëritjani atyre herë pas herë vizionin e kompanisë suaj.
- Komunikimi: Komunikimi është një prej elementëve më të rëndësishëm për një lidër të suksesshëm. Nëpërmjet komunikimit ju mund t’i tregoni atyre objektivat që duhet të arrijnë, vizionin e kompanisë suaj dhe mbi të gjithë të fitoni besimin e tyre.
Burimi: The Enterpreneur