“Brentford sapo kanë emëruar ish-trajnerin e Anglisë dhe të Fiji Rugby 7s, Ben Ryan, si drejtor të performancës elitare” – shkruan James Doherty.
“Ai është shfaqur në një monedhë përkujtimore 50 centë, me rastin e medaljes së parë olimpike të Fiji, medalje e artë në Rugby Sevens në Lojërat Olimpike Rio 2016.
Por a ka futbollistë, trajnerë apo sportisë të tjerë që janë shfaqur në ndonjë monedhë për të kujtuar arritjet e tyre?
Sigurisht që ka, James, dhe John McDougall na çon në Australi për shembullin e parë. “15 futbollistë (nga 23) të ekipit të Kupës së Botës 2006 të Socceroos shfaqen në një monedhë 2 dollarë” – shkruan McDougall.
Për më tepër, Ricardo Sentulio, shkruan: “Niels Bohr ishte portieri i skuadrës daneze Akademisk Boldklub së bashku me vëllain, Harald.
Harald vijoi të luajë për kombëtaren daneze dhe fitoi medaljen e argjendtë olimpike në vitin 1908, por Niels nuk luajti kurrë në nivel ndërkombëtar.
Disa mund të argumentojnë se Niels ka bërë gjëra të mëdha, duke fituar çmimin Nobel për fizikën në vitin 1922. Por nëse do të isha babai i tyre, do të isha më krenar Harald.
Niels u përfshi në Urdhrin e Elefantit në Danimarkë në vitin 1947, nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederik IX, i cili është shfaqur edhe në monedhën daneze deri në vitin 1993, në bankënotën 500 korona”.
Por ka edhe më.
“Edhe Albert Kamy ka luajtur si portier në skuadrën e të rinjve të Racing Universitaire d’Alger nga viti 1928 deri më 1930, deri kur karriera e tij u ndërpre nga tuberkulozi” – shton Ricardo.
“Më pas iu kthye punës së tij të dytë si autor dhe filozof, duke fituar edhe një çmim Nobel në vitin 1957. Personazhi i veprës “I huaji”, Mersoja, u shfaq në monedhën 50 euro në vitin 2011.
Kamy nuk luajti kurrë në nivel profesional, por ka shkruar një ndër thëniet më të mëdha të futbollit të të gjitha kohërat: “Gjithë çfarë di mbi moralin dhe detyrimet e burrave ia detyroj futbollit”.
Royal Dutch Mint emetoi një seri bankënotash përkujtimore të “Johan Cruyff Fivers” në vitin 2017.
Në mesin e lajmeve të rastësishme mbi bankënotat, është edhe një mbi Steven Gerrard, i cili shfaqet në një monedhë 5 paund, e emetuar nga State of Alderney në vitin 2005.
Në vitin 2006, me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së George Best, Ulster Bank emetoi një milion bankënota 5 paund me sulmuesin e Irlandës së Veriut në të. Disa shiten sot më shumë se 100 paund.