Cilët janë sponsorët që paguajnë më shumë skuadrat e futbollit?

22/11/2019 2:26 PM 0 komente

Futbolli është një botë e veçantë, e përbërë nga sponsorë të fuqishëm, të cilët u japin mundësi shoqërive të blejnë dhe të paguajnë futbollistët më të mirë në botë.

Në klasifikimin e veçantë të skuadrave me të pasura, falë marrëveshjeve sponsorizuese, spikat Premier League. Falë 440 marrëveshjeve të sponsorizimit, të ardhurat e tyre arrijnë më shumë se 1,2 miliardë euro.

Në vend të dytë, ekipet e Bundesligës. Edhe pse numri i marrëveshjeve të tyre të sponsorizimit është më i lartë se ai i Premier League, 617 marrëveshje, të ardhurat janë më të ulëta, 734,7 milionë euro.

Në vend të tretë, ekipet e Ligës spanjolle, që me 678,5 milionë euro, u afrohen ekipeve gjermane. Italia renditet në vend të katërt, përpara Ligue 1 franceze.

Të ardhurat e klubeve italiane nga sponsorët arrijnë në 439,3 milionë euro, praktikisht një e treta e të ardhurave të Premier League. Skuadrat franceze mbyllin klasifikimin e top 5 kampionateve europiane me 357,8 milionë euro të ardhura.
Bie në sy, duke qenë se është sponsor i fanellës se tre klubeve në top 10, Fly Emirates është kompania që investon më shumë në sponsorizime, 178 milionë euro në vit,

Cilët janë sponsorët që paguajnë më shumë?

Në vend të parë është Chevrolet, kompania që sponsorizon Manchester United për rreth 75 milionë euro në vit. Ndërsa Juventus, falë marrëveshjeve të ndryshme ekzistuese me kompani të ndryshme, ndër të cilat Jeep – sponsori kryesor, fiton nga sponsorët rreth 93 milionë euro.
Në vend të dytë, klubi i Barcelonës, i cili në vitin 2017 firmosi një kontratë milionëshe me markën Rakuten. Falë marrëveshjes 4-vjeçare me kompaninë japoneze për tregtinë elektronike, si main global sponsor, klubi blaugrana do të fitojë 220 milionë euro. Kjo marrëveshje përfaqëson një ndryshim radikal për klubin katalan.

Rakuten përfaqëson një kolos japonez në sektorin në të cilin vepron, me më shumë se 50 milionë përdorues të regjistruar. Tek marrëveshja e sponsorizimit lidhen aktivitete që u japin mundësi të dyja markave të kenë më shumë shikueshmëri në kanale të ndryshme. Nuk mungojnë as shoqëri si Plus500, ose një nga ato platforma që merren me forex trading. Plus500 ka firmosur me klubin një marrëveshje sponsorizuese deri në vitin 2021. Shoqëria me seli në Izrael do të jetë sponsor i pranishëm në qendër të fanellës së colchoneros.

Përveçse logoja e tyre është e përfshirë në fanellat e lojës dhe ato të stërvitjes së skuadrës, Plus500 do të përfitojë edhe nga një prani e konsiderueshme në stadiumin e ri të klubit, Ëanda Metropolitano, i përuruar zyrtarisht në fillim të sezonit 2017 – 2018. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë publikuar edhe pse besohet se Plus 500 ka paguar 42,5 milionë euro në katër vjet që kur është bërë sponsor kryesor i Barcelonës, sipas vlerësimeve të klubit.
Kompania që investon më shumë në sponsorizime është Fly Emirates. Është i pranishëm në fanellën e Arsenalit në Premier League, Hamburgut në Bundesligë, Real Madridit në La Liga, Paris Saint Germain në Ligue 1 dhe Milan në Serinë A.

Më pas, Benfica dhe Olympiakos në dy kampionate që nuk janë marrë në konsideratë nga Repucom European Football Jersey Report 2015/2016. Sektori më i pranishëm si sponsor në fanellat e futbollit në Europë është udhëtime dhe turizëm me një total prej 199 milionë eurosh (në rënie me 10% krahasuar me vitin 2015).

Burimi: Calcio & Finanza

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of