Citi, gati të pushojë 4,500 persona

26/12/2011 10:44 AM 0 komente

Banka amerikane “Citigroup” parashikon të shkurtojë 4,500 vende pune brenda një kohe të shkurtër. Ishte administratori i deleguar Vikram Pandit, që paralajmëroi këtë plan të madh.

“Që gjatë këtij tremujori kemi filluar të shkurtojmë vende pune në nivel të përgjithshëm. Në pasqyrat financiare të tremujorit të katërt do të ndihet kostoja prej 400 milionë dollarësh, që ka të bëjë pikërisht me shkurtimet dhe që do të pasqyrohen në shkurtimet relative”, tha Pandit. Në muajin shtator, banka kishte në listën e pagesës 270,000 persona. Një tjetër gjigant i sistemit bankar, “Banc of America” paralajmëroi se gjatë viteve të ardhshme do të shkurtohen 30,000 vende pune. 

Banka “Citi” nuk saktësoi se në cilin sektor do të reduktohet personali, por synon që ta çojë numrin e personelit në të njëjtat nivele si në vitin 2009.
Tregjet në të cilat “Citigroup” po investon janë India, Kina dhe Brazili. Sipas ekspertëve ka të ngjarë që shkurtimet të prekin tregjet e maturuara, veçanërisht ato perëndimore, si pasojë edhe e krizës financiare që po bëhet më e fortë se kudo tjetër.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of