Në mesin e ndërtesave moderne që mbizotërojnë Mesdheun, shumë shpejt, në Qipro, do të spikasë Clelia Tower. Për të, është pak të thuash të thuash “e bukur”…
E projektuar nga studio franceze arkitekturore Hamonic + Masson & Associés, kulla është një kompleks me apartamente luksoze, që merr frymëzimin nga peizazhi i bukur i Qipros.
Një lloj i ri banese
Clelia Tower, e projektuar për të dominuar horizontin mesdhetar që qytetit bregdetar të Limassol, përfaqëson një lloj të ri shtëpie, që shpreh në mënyrë të përsosur stilin e jetës të ishullit.
Clelia Tower frymëzohet nga një kurorë luleje
E frymëzuar nga gjeometria e natyrës, si për shembull kurora e një luleje, kulla Clelia Tower ngrihet në natyrë me kolona “fluturuese” që lulëzojnë me pishina të jashtme dhe hapësira të gjelbra. Çdo pishinë lidhet drejtpërdrejt me një apartament.
Mjediset e brendshme
Hapësirat e brendshme elegante, falë dritareve të mëdha të rrëshqitshme, shndërrohen në një tarracë të hapur.
Një përvojë unike
Hyrja madhështore ju çel dyert drejt një përvoje vërtet unike, ku ndërthuren së bashku luksi dhe mirëqenia: palestra, spa dhe galeri arti – të gjitha kanë një hyrje më vete.
Qipro, aty ku dielli shndrit gjatë gjithë vitit
Qipro quhet edhe “ishulli i Afërditës” – këtu dielli shndrit gjatë gjithë vitit dhe deti i ngrohtë ju lejon të notoni edhe në vjeshtë.
Mes historisë dhe legjendës
Historia dhe legjenda ndërthuren me njëra – tjetrën. Të zbulosh të kaluarën e Qipros është si të lexosh historinë e Mesdheut, ku njëherë e një kohë këtu kaluan grekët e romakët, së bashku me tregtarët venecianë.
Qipro, pushimet e përsosura
Me gjithë traditat e saj, historinë mijëvjeçare dhe bukurinë e peizazheve, Qipro është destinacioni i përsosur për të gjithë ata që duan të kalojnë disa ditë pushimesh në kërkim të kulturës dhe çlodhjes.
Limassol, qyteti i dytë i ishullit
Limassol, ku është ndërtuar Clelia Tower, është qyteti i dytë më i madh i ishullit.