Rritja e inflacionit është frenuar ndjeshëm nga faktorë të ndryshëm që lidhën me krizën e vitit 2008, duke u luhatur nga 1-2 %, por pak kush e di se, zarzavatet dhe frutat janë rritur me ritme dyshifrore, sidomos vitin e fundit.
Instituti i Statistikës ( iNSTAT) ka raportuar se, zaravatet duke përfshirë edhe patatet nga prilli i vitit 2014 deri në prillin e vitit 2015 janë rritur mesatarisht me 14.3%.
Rrija më e lartë ka qenë në muajin korrik të vitit 2014 ku çmimi i zarzavateve dhe patatave u rrit me 27 % ndërsa niveli më i ulët shihet të në muajin dhjetor të vitit 2012 ku cmimet e grupit në fjalë ranë në krahasim me të njëtën periudhë të 2013.
Gjatë vitit të fundit rritje dyshifrore të çmimeve kanë pësuar edhe frutat. Ndryshimi vjetor mesatar i grupit nga periudha prill2014-prill 2015 ka qenë me një rritje 11.4 %.
Rritja më e lartë e çmimeve të frutave u vu re në muajin dhjetor të vitit 2014, ndërsa ritmet më të ulta të rritjes u vunë re gjatë muajit shtator 2014 me vetëm 2.2 %
Ekspertët në Ministrinë e Bujqësisë pohuan se, çmimet e larta të frutave gjatë vitit të fundit i dedikohen mungesës së prodhimit vendas. Kushtet e papërshtashme klimaterike me temperatura të ulta gjatë vitit që shkoi shkaktuan dëmë të rënda në prodhimin e pemtarisw në të gjithë vendin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.