Pas një rënie sistematike që nga tremujori i katërt i vitit 2016, indeksi i çmimeve të importit u rrit në tremujorin e fundit të vitit 2019 me rreth 1 për qind. Çmimet e importit janë përbërës kryesor i inflacionit në vend. Rritja e çmimeve të importit lajmëron rritje të inflacionit në periudhën në vijim.
Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të importit arriti 94,9%,duke shënuar një rritje me 1,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2018. Krahasuar me tremujorin e tretë 2019 indeksi shënoi një rritje me 1,3%.
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e seksionit “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe me 95,5 %.
Çmimet e importit të produkteve në ketë seksion kanë shënuar rritje me 1,1%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 3,6 %, pasuar nga aktivitetet “Konfeksionimi i veshjeve” me 2,4%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8%.
Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Metalurgjia ”kanë shënuar ulje me 1,5%,“Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 0,4 %,“Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 0,2%.
Indeksi i Çmimeve të importit në tremujorin e katërt2019 shënoi rritje me 1,3%,krahasuar me tremujorin e tretë2019.Indeksinë seksionin “Industria përpunuese”, e cila zë peshën më të madhe në vlerën e importeve, ka shënuar rritje me 1,1%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.